×
  • Extra
  • Extra

    Djali 8-vjeçar kap peshkaqenin 314 kg

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 16:17

    Një 8-vjeçar kapi një peshkaqen tigër 314 kg gjatë një udhëtimi peshkimi me babain e tij në Australi.


    Ndërsa raportohet se ka vendosur një rekord të ri botëror.

    Jonathan Millauro dhe djali i tij Jayden gjetën peshkaqenin javën e kaluar në det rreth 160 kilometra (100 milje) në jug të Sidnei.

    Pasi peshkaqeni arriti afër varkës së tyre, Jayden i cili peshon vetëm 40 kg arriti ta kapë me spango peshkimi ndërsa një prej burrave të tjerë mbante parzmoren.

    Djali mësoi si të peshkonte në moshën 18 muajshe.

    Dhe peshkaqeni ishte kapja e tij më e madhe deri tani.

    Ata nuk e dinin sesa i madh ishte peshkaqeni derisa u kthyen në breg dhe e peshuan.

    Deri tani rekordin në kategorinë e të rinjve e mban Ian Hissey. Ai vendosi rekordin në vitin 1997 dhe kapi një peshkaqen tigër 312 kilogramë.

    Tani Jayden duhet të aplikojë për tu konfirmuar zyrtarisht si thyesi i rekordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!