Një djalë i lindur pa sy ka një shtëpi të re dhe familje të dashur.. Alexander K, ose Sasha, u birësua nga një familje muajin e kaluar.
Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të anophthalmisë SOX2, shkruan reporter.net
E qeshura e tij, semundja unike, por edhe shendeti i mirë në pjesët e tjera e bën atë storie të madhe botërore, raporton DailyMail.
Kishte interes nga e gjithë bota për të adoptuar djalin magjik rus, kur gjendja e tij u zbulua dy muaj më parë.
Zyrtarët e birësimit në Tomsk të mërkurën njoftuan se kanë gjetur një familje të ngrohtë dhe të dashur në Rusi dhe ai tashmë është me ta për periudhën festive.
Nëna e tij biologjike mësoi për paaftësinë e rrallë dhe të vështirë kur ishte 31 javë shtatzënë. Ajo ndjeu që në rrethanat e saja nuk do të mund të kujdesej për të.
Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të anophthalmisë SOX2, dhe lindi pa qafë në sy.
Kjo është një sëmundje tepër e rrallë në botë dhe do të mbetet të shihet nëse gjatë jetës së tij do të ybulohet ndonjë mundësi që ai të shoh.
