Të gjithë të afërmit ishin afruar me telefona në duar dhe po prisnin dhëndrin që t’ia largojë nuses mindilin nga fytyra.


Dhëndëri afrohet me shumë entuziazëm, por kur e hap nuk del siç e priste, shkruan Reporteri.net.

Nën vellon e bardhë dhe mindilin e kuq nuk ishte nusja, por një familjar i dhëndrit i gjinisë mashkullore.

Reklamë

Befasia i pëlqeu pa masë të riut kosovar, duke përqafuar “nusen” dhe duke vazhduar me vallëzim.

Kjo edhe një herë tregon se dasmat e kosovarëve shpesh dinë të kthehen në komedi./Reporteri.net