×
  • Extra
  • Extra

    “Doktori më seksi në botë” theu të gjitha rregullat e coronavirusit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 16:24

    Doktori më simpatik dhe i komentuar, Mikhail Varshavski, i njohur si dr. Miki, po akuzohet gjerësisht në rrjete sociale për hipokrizi, pasi postoi disa fotografi, ku shfaqej duke festuar pa maska dhe pa distancim social për 31-vjetorin e tij.


    Varshavski, i cili numëron 3.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 2.9 milionë në Facebook, prej muajsh ka apeluar për rëndësinë e mbajtjes së një maske për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

    Megjithatë, ai theu të gjitha rregullat për ditëlindjen e tij, pasi u shfaq në fotografi pa maska dhe ngjitur me 14 persona, shumica prej të cilave vajza me bikini.

    Kujtojmë se Revista People e quajti atë, “Doktori më seksi në botë” në vitin 2015, dhe prej asaj kohe dr. Miki është një nga mjekët më të njohur dhe komentuar në rrjete sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!