×
  • Extra
  • Extra

    Donte të linte pa fjalë shokët e ngushtë: 55 vjeçari fut gjarprin në gojë, vdes pas pickimit

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 8:37

    Një burrë në Rusi vdiq pasi një nepërkë të cilën ai po e gëlltiste ia kafshoi gjuhën, dhe kjo shkaktoi një reagim të tmerrshëm alergjik.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon bujkun 55-vjeçar, duke e vënë nepërkën në gojën e tij për të kryer një ‘truk’ për shokët e punës në një fushë shalqiri në rajonin e Astrakhan.

    Raportimet thonë se burri e kishte vënë dy herë më parë nepërkën në fyt, por në përpjekjen e tretë, të parë në video, gjarpri i kafshoi gjuhën.

    Megjithëse gjarpri është helmues, kafshimi i tij zakonisht nuk është vdekjeprurës për njerëzit.

    Por disa orë më vonë, fermeri i paidentifikuar u shtrua në spital dhe u diagnostikua me çrregullimin “edema Quincke”, pasi gjuha dhe fyti i rij ishin fryrë për shkak të një ‘reagimi alergjik’.

    Ai u raportua se kishte pësuar shok apo goditje anafilaktike.

    Gjuha e tij nuk nxinte vend në gojën e tij dhe ai mbeti duke marrë frymë, tha një raport.

    Përpjekjet e mjekëve në spitalin e rrethit Kharabalinskiy nuk arritën ta shpëtonin atë.

    Raportet thanë se gëlltitja e gjarprit është një ‘truk’ popullor në mesin e vendasve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!