×
  • Extra
  • Extra

    Duhej të hiqte 3 kg nga valixhja, gruaja vesh 7 fustane dhe 2 palë këpucë në aeroport

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:49

    Një grua veshi shtatë fustane dhe 2 palë këpucë në aeroport për të shmangur pagesën 65 paund. Natalie Wynn, 30 vjece kishte kaluar limitin e peshës së valixhes, prandaj i dha zgjidhje në momentin e fundit.


    Ajo nxorri shtatë fustane, dy palë këpucë, dy palë pantallona, një fustan dhe një triko për të cuar peshën e valixhes në 6 kg, të cilën e kishte 9.4 kg.

    Natalie u ndalua kur një oficer i sigurisë i tha se valixhja ishte shumë e rëndë për tu futur në avion. Udhëtarët e tjerë filluan të qeshnin dhe i ofruan ndihmë që të fuste rrobat në valixhet e tyre për të mos bërë pagesën shtesë.

    Në atë moment vendosi të shtonte disa veshje në trup, të cilat i hoqi sapo hipi në avion me lejen e stjuardesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!