×
  • Extra
  • Extra

    Durrës, dallgët nxjerrin në breg breshkën 100-vjeçare

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:18

    Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia” në qytetin e Durrësit.

    Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

    ATSH raporton se specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës, përcjellë Klan Kosova.

    Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!