Dy influencerë të ushqimit, të famshëm në TikTok, së fundmi kanë pasur një përvojë të frikshme gjatë kohës sa po provonin ushqime të ndryshime në një restaurant lokal në Houston, në Texas.

Nina Santiago dhe Patrick Blackwood po filmonin veten duke provuar një sërë ushqimesh në një restorant lokal kur një veturë u përplas për xhamat e restaurantit dhe u goditën të dy.

Në pamjet e publikuara shihen se si vetura bie fiks tek tavolina e tyre, duke e rrëzuar atë për toke dhe duke shpërndarë copat e xhamit sipër dyshes.

Reklamë

Nina Santiago përshkroi se si përplasja ndryshoi mënyrën e saj të të shikuarit botën, duke shkruar:

“Kjo përvojë më tregoi se kush ka vërtet rëndësi; jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur inate ose zemërim. Falni, jetoni në të tashmen dhe çmoni ata që janë rreth jush – ky mund të kishte qenë vakti ynë i fundit”, tha ajo.

/Reporteri.net/