Mund të keni frekuentuar qindra dasma, por të rralla janë ato që ka mysafirë të huaj që mundohen të përshtaten me traditën.
Por, mbrëmë ishte një e tillë, ku këndonte solisti i njohur, Shaqir Cërvadiku, shkruan Reporteri.net.
Atij i erdhën qindra euro bakshish në sofrën e shtruar, mirëpo një bankënotë i erdhi nga një afrikan që ka ardhur nga Zvicra.
Siç shihet në videon e siguruar nga Reporteri.net, ai lëviz, fut dorën në xhep dhe nxjerr kuletën, e më pas i hedh disa euro në tavolinën e mbushur përplot mish.
Pas saj, shumë mysafirë nisën duke duartrokitur për gjestin, e afrikani vazhdoi duke rrahur shuplakë dhe duke bërë shqiponjën./Reporteri.net