×
  • Extra
  • Extra

    E ëma e gropos për së gjalli, foshnja shpëton mrekullisht

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 10:36

    Një rojë sigurie po bënte kontrollin rutinë në një pyll të Rusisë, kur papritur dëgjoi të qara bebesh.


    Ai ndoqi zërin që e çoi drejt një grope me dhe të freskët. Aty shqoi duart e vogla që lëviznin jashtë dheut, të mbuluara me insekte, baltë e gjethe të kalbura.

    I tronditur, ai e nxori fëmijën që ishte groposur me një çantë dhe e dërgoi në spital, ku njoftoi policinë. Foshnja kishte vetëm pesë ditë që kishte lindur.

    Foshnja, e quajtur Kristina, ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi ishte mbuluar me të pickuara nga insektet dhe milingonat, të cilat i kishin hyrë thellë në veshë e deri në sy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!