×
  • Extra
  • Extra

    E fshehur prej vitesh: Kjo është bashkëshortja myslimane e kampionit Khabib Nurmagomedov

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 13:06

    Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov është twrhequr nga UFC në stilin e kampionit. Të shtunën ai arriti fitoren e radhës dhe të fundit në karrierë.


    Jeta e tij është përfolur shumë, ndërsa ka dhënë vazhdimisht mesazhe në mbështetje të familjes. Khabib është i martuar, por asnjëherë nuk ka treguar në fotografi gruan e tij.

    Khabib Nurmagomedov me gruan e tij

    Megjithatë, mediat i kanë nxjerrë në pah një foto të gruas. Një foto e para disa viteve tregon ish-kampionin rus me bashkëshorten e tij. Duke e ditur se Khabib është predikues i fesë islame, edhe gruaja e tij është e mbuluar.

    Ata u martuan në fshatin Kirovaul afër Makhachkala ku jeton Nurmagomedov. Ishte një martesë e madhe që kremtohej nga i gjithë fshati; sipas babait të Khabib, gjatë gjithë ditës në dasmë erdhën pothuajse 4000 njerëz.

    Khabib Nurmagomedov me djalin e tij

    Vendi i dasmës kishte një kapacitet prej 1200 personash dhe ata duhej të ndërronin mysafirët nga tre herë për t’i lejuar të gjithë brenda. Kostoja e një dasme kaq të madhe ishte vetëm rreth 700,000 rubla (pak më shumë se 10 mijë dollarë) dhe gjysma e saj ishte paguar nga miqtë e familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!