×
  • Extra
  • Extra

    E gërmoi për të përgjuar ish bashkëshorten, burri xheloz ngec brenda në tunel

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 16:28

    I çmendur nga xhelozia, një burrë ndërtoi një tunel poshtë shtëpisë së ish bashkëshortes për ta përgjuar. Por planet e tij nuk shkuan siç duhet, pasi ngeci brenda tunelit.


    Policia në Puerto Penasco u telefonua nga Griselda Santillan, e cila kishte dëgjuar zhurma të çuditshme poshtë shtëpisë së saj gjatë javës së kaluar.

    Fillimisht mendoi se zhurmat vinin nga macet, por kur zhurmat u shtuan Santillan dhe një fqinj i saj shkuan në oborrin e banesës. Ata zbuluan një tunel, disa thika dhe një shishe uji.

    Brenda tunelit ishte bashkëshorti i saj, që ishte bllokuar brenda për rreth 2 orë.

    Ekipet zjarrfikëse shpenzuar 45 minuta për të shpëtuar César Arnoldo Gómez Gómez.

    58-vjeçarja u tha autoriteteve se kishte vendosur ta linte bashkëshortin e saj, me të cilin qëndroi e martuar për 14 vite, për shkak të xhelozisë së madhe dhe kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.

    50-vjeçari u dërgua në spital dhe u trajtua për dehidratim para se të arrestohej për shkak të shkeljes së urdhrit të mbrojtjes. /oranews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!