×
  • Extra
  • Extra

    E kaluara interesante e njeriut që është futur në “thumb”: Agim Veliu dikur protestonte si VV-ja, madje i kishte shpëtuar atentatit

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 18:40

    Agim Veliu mund të konsiderohet si një prej fytyrave që po sulmohet nga VV-ja, mirëpo ai dikur ka pasur “shpirtin protestues” si ata.


    Një fotografi e vjetër e tregon Veliun teksa ngrit zërin në rrugë, në të cilën pozitë s’është mësuar ta sheh askush, shkruan Reporteri.net.

    Fotografinë e ka publikuar në Facebook, veprimtari Sali Rexhaj, derisa, i njëjti tha se daton nga shtatori i vitit 1991.

    “Ajo fotografi ishte bërë gjatë protestave në mbrojtje të shkollës shqipe përballë forcave serbe”, kishte shtuar ai.

    Madje, sipas Rexhajt, Veliu i LDK-së i kishte shpëtuar një atentati pikërisht në këtë ditë.

    Sidoqoftë, vetë Veliu kohën e fundit kishte kritikuar VV-në për mënyrën se si protestonin, sidomos ndaj LDK-së dhe kreut të saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!