×
  • Extra
  • Extra

    E kuptoi se babai të cilin kurrë nuk e kishte njohur ishte prift, kur shkoi ta takojë ndodhi diçka e paimagjinueshme

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 17:22

    Sara Tomas u rrit nga nëna e saj në një lagje të varfër të Londrës juglindore. Të gjithë miqtë e saj kaluan kohë me baballarët e tyre, por ajo nuk e bëri. Ajo as që e dinte se kush ishte babai i saj, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.


    Kur ishte 12 vjeç, e ëma i tregoi të vërtetën. Babai i saj ishte një prift katolik romak. “Unë menjëherë thashë se  kjo ishte fantastike, isha e sigurtë se ai do të takohej me mua”, rrëfen Sara.

    Prindërit e saj ishin në lidhje për rreth dy vjet kur e ëma mbeti shtatzënë. Ajo shpresonte se i dashuri i saj do të heqë dorë nga synimi për t’u bërë prift dhe do të martohej me të. Por ai ndërpreu çdo marrëdhënie dhe kurrë më nuk kontaktoi me të, përveçse në shoqërinë e një përfaqësuesi tjetër të kishës.

    Prifti i sugjeroi nënës së Sarës të shkonte diku në det ku do të lindte fëmijën fshehurazi dhe ta jepte për adoptim, por ajo nuk pranoi. Më vonë, ai i dërgoi para, por gjithashtu e kërcënoi në rast se ajo do të tentonte t’ia zbulonte dikujt këtë sekret. Në moshën 14-vjeçare, Sara kërkoi ta takonte dhe ai ra dakord.

    “Unë shkova ta takoja atë duke menduar se do të ishim miqtë më të mirë, por ai ishte shumë i ftohtë”, kujton ajo. Gjëja e fundit që i tha asaj ishte se nuk do të shiheshin më në katër vitet e ardhshme.

    Ajo u regjistrua në kolegj dhe u zhvendos në një banesë të re. Në vitet e ardhshme, babanë e takoi vetëm disa herë. Ata takoheshin gjithmonë në një bar apo hotel, larg nga vendi ku jetonin. Një ditë ajo ra nga një shkëmb dhe u lëndua rëndë. Sara kishte tre fraktura në kafkë, gjakderdhje të brendshme në kokë, mushkëri të dëmtuara dhe dëmtim të mëlçisë. Gjatë asaj kohe, siç rrëfeu Sara e ëma e thirri babanë e saj dhe i tha: ‘Sara mund të vdesë, eja’. Por përgjigja e tij ishte jo. “Ishte vendimi i tij për të mos marrë pjesë në jetën time, por nuk desha të ndjeja këtë ndjenjë refuzimi çdo ditë”, shprehet sot ajo.

    Sara iu përvesh mësimeve dhe punës. Ajo tani është e martuar dhe ka tre fëmijë të moshës 11, 9 dhe 4 vjeç me të cilët përpiqet të jetë prind sa më i mirë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!