×
  • Extra
  • Extra

    E kuptoi se i dashuri i saj ishte i varfër – vajza bën veprimin e çmendur

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:22

    Një grua kineze ka inskenuar rrëmbimin dhe vrasjen e saj, me sa duket vetëm për t’i dhënë fund lidhjes me të dashurin e varfër, raporton Oddity Central, transmeton Reporteri.net


    Një grua 37-vjeçare e paidentifikuar nga Wuhani është arrestuar kohët e fundit pasi u zbulua se e kishte inskenuar rrëmbimin dhe vrasjen e saj – për t’i dhënë fund lidhjes me të, për shkak se gjendja e tij financiare ishte e keqe.

    Gruaja me mbiemrin Yu me të dashurin Linon ishte në lidhje tash e një kohë, por e mori vesh që ishte i varfër vetëm pasi e vizitoi vendlindjen e tij gjatë Vitit të Ri Kinez. Ishte kjo diçka nëpër të cilën nuk mund të kalonte, kështu që vendosi ta lërë, por kishte frikë nga reagimi i tij, kështu që doli me një plan.

    Më 21 shkurt, pak pasi u kthye nga vizita zhgënjyese në atdheun e të dashurit, Yu u zhduk nga dhoma e tyre e fjetjes dhe disa minuta më vonë e thirri për t’i thënë se kinse është kidnapuar nga ish burri i saj.

    “Ish burri më ka rrëmbyer, eja dhe më shpëto. Eja shpejt”, i tha para se ta përfundonte thirrjen. Për të qenë sa më bindëse, Yu i dërgoi disa mesazhe të dashurit në të cilat pretendonte sikur ishte rrëmbyesi, duke e paralajmëruar se do ta vrasë nëse e lajmëron policinë.

    Pastaj ai i dërgoi disa mesazhe të tjera, duke e informuar se e kishte vrarë dhe se trupi i saj ishte hedhur në liqen. Pasi që Lin nuk arriti të negociojë me “rrëmbyesin”, ai e thirri policinë.

    Policia lokale filloi të skanonte pamjet nga kamerat e vëzhgimit aty pranë. Ata arritën të gjurmonin Yu në një motel të vogël dhe kur policia erdhi në vendin e ngjarjes, ata mbetën të tronditur sepse ajo ishte duke qëndruar e qetë në krevat dhe duke shikuar televizor.

    Gjatë marrjes në pyetje, gruaja “çuditërisht e qetë” tha se kishte mësuar kohët e fundit se i dashuri i saj ishte i varfër dhe kishte inskenuar vrasjen duke shpresuar se kështu do të shpëtonte nga ai.

    Siç shkruan Wuhan Evening News, Yu u mbajt në polici 10 ditë për shkelje të rendit shoqëror./Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=jzjkuZ_zrmI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!