×
  • Extra
  • Extra

    E pabesueshme: Një nënë lidh fëmijën sikur kafshën në mes të Prishtinës

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 14:03

    Kjo pamje duket mjafte e çuditshme, por ka ndodhur para pak ditësh në mes të sheshit kryesor të kryeqytetit.


    Siç shihet nga fotografitë, një nënë ka lidhur në mënyrë të çuditshme fëmijën e saj, shkruan Reporteri.net.

    Një faqe që publikon ngjarje të Prishtinës, e ka publikuar edhe këtë foto duke pyetur se si cilësohet ky veprim.

    “Kjo nënë është fotografuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ajo shihet se e ka lidhur fëmijën sikurse lidhen kafshët. A është veprim i duhur ky për sigurinë e fëmijës, apo është gabim i nënës?”, thonë ata.

    Sidoqoftë, disa nga komentuesit e kanë cilësuar këtë gjë si të turpshme, por disa të tjerë e kanë quajtur si normale, duke arsyetuar se kjo bëhet në të gjithë botën për të rritur sigurinë e fëmijës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!