×
  • Extra
  • Extra

    E pabesueshme por e vërtetë: Një grua ra nga kati i 9’të, u ngrit në këmbë dhe u largua

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 21:25

    Skenë e jashtëzakonshme u filmua në Siberi nga një fqinj i një gruaje që ra nga tarraca e katit të 9-të të një ndërtese në Izluchinsk.


    Incidenti është filmuar nga një kalimtar i tronditur, dhe në video shihet një grua duke rënë në borë të thellë, dhe më pas ngrihet dhe largohet nga aty.

    Në një video të postuar në një kanal televiziv lokal, shihet qartë një grua duke rënë nga një lartësi në borë, e cila ishte shpërndarë në drejtime të ndryshme.

    Pas disa sekondash, ajo ngrihet dhe largohet. Detaje për këtë rast të pazakontë, si dhe çdo dëmtim që gruaja kaloi, nuk janë lëshuar. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!