×
  • Extra
  • Extra

    E pazakontë: 12 vjeçarja gjen vdekjen nga morrat e kokës

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:46

    Një vajzë 12-vjeçare vdiq nga një vdekje e dhimbshme, por e shmangshme pasi prindërit e saj neglizhentë e lanë të mbulohej nga morrat në kokë, që i thithnin gjakun vazhdimisht për tri vite.


    Kaitlyn Yozviak vdiq nga një sulm në zemër dhe anemi muajin e kaluar, ndërsa hetuesit besojnë se vajza kishte nivele shumë të ulëta të hekurit në gjak e shkaktuar nga infektimi me morra i vajzës, të cilat potencialisht mund të kenë shkaktuar dy pasojat e rënda shëndetësore, shkruan Metro.uk.

    Kaitlyn, nga Ivey në Georgia, vdiq pasi u rrit në një shtëpi të ndyrë të mbushur me mace, jashtëqitje, buburreca dhe morra. Një punonjës social tha se neglizhenca që vajza pësoi ishte më e keqja që kishte parë ndonjëherë.

    Nëna e Kaitlyn, Katie Horton dhe babai Joey Yozviak mund të përballen me akuza për vrasje pasi një juri e madhe u caktua të dëgjonte çështjen e tyre të hënën.

    Agjentët e Byrosë së Hetimit thanë se Kaitlyn kishte pësuar ‘dhimbje të tepërt fizike për shkak të neglizhencës mjekësore’. Kaitlyn ishte pothuajse e dhënë për birësim gjatë lindjes kur shërbimet sociale filluan të hetonin një akuzë të veçantë kundër prindërve të saj, por ata përfundimisht vendosën ta mbanin atë.

    Punonjësit socialë u thirrën në mënyrë të përsëritur në shtëpinë e ndyrë të familjes dhe e vendosën Kaitlyn me tezen e saj për gjashtë ditë pasi një thirrje 2018 zbuloi kushte të tmerrshme në shtëpi. Ajo u kthye te prindërit e saj ditë më vonë, ndërsa familja nuk kishte më kontakte me zyrtarët deri në vdekjen e saj muajin e kaluar.

    Nëna e Kaitlyn u tha hetuesve se vajza e vogël nuk ishte larë gjë që çoi në vdekjen e saj të parakohshme. Trupi i vajzës u gjet afër një dysheku të mbuluar me parazitë, njoftoi WMAZ.

    Fqinjët u thanë hetuesve se nuk e kishin parë Kaitlyn duke luajtur gjatë një muaji e gjysmë deri në dy muaj para vdekjes, mes spekulimeve që e reja ishte shumë e dobët për shkak të morrave saqë nuk mund të dilte jashtë. Dy vëllezërit e Kaitlyn u larguan nga shtëpia e tyre nga shërbimet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!