×
  • Extra
  • Extra

    E pazakontë: Lind binjakë në moshën 74-vjeçare

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 18:22

    Gruaja nga India, e cila lindi binjakët e saj në moshën 74 vjeç, besohet të jetë nëna më e vjetër në botë.


    Erramati Mangayama lindi dy vajza të shëndetshme me ndihmën e fekondimit të fertilitetit dhe thotë se foshnjat “e bëjnë atë të plotë”. Kjo pensioniste thotë se një fqinje, e cila lindi në moshën 55-vjeç e frymëzoi të bënte edhe një fëmijë me burrin e saj.

    Kjo grua, e cila iu nënshtrua menopauzës 30 vjet më parë, tejkaloi rekordin e Maria del Carmen Busada de Lara, si nëna më e vjetër e martuar në botë.

    Erramati e kaloi tërë shtatzëninë në spital dhe tani, pasi lindi, ajo thotë se “nuk mund të përshkruajë sa është e lumtur”.

    “Foshnjat më bëjnë të plota. Pritja ime që zgjati gjashtë dekada më në fund mori fund”, tha ajo.

    Mjeku Umashankar, i cili drejtoi shtatzëninë e saj, tha se ishte i befasuar kur pensionistja erdhi tek ai vitin e kaluar dhe shtoi se IVF në moshën e saj ishte “një sfidë”, transmeton KP.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!