Një video që shumë shpejt theu rekorde shikueshmërie është publikuar së fundmi në media, ku shihet një striptiste e cila gjatë një performance në një klub nate në Dallas rrëzohet nga një shufër prej gjashtë metrash dhe bie në tokë, duke pësuar një goditje të madhe në pjesën e fytyrës.
Përkundër këtij incidenti të rëndë, ajo ka vazhduar me performancën, megjithëse kishte një nofull të thyer, dhëmbët po ashtu dhe kishte lënduar shpinën, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
https://twitter.com/xvreae/status/1226576696738041856
Video e incidentit u përhap shpejt në mediat sociale.
Pavarësisht rënies së dhunshme, Genea Sky vazhdoi menjëherë performancën e saj duke lënë gojëhapur të pranishmit.
Në llogarinë e saj në Instagram, Sky falënderoi me lot lotët përdoruesit e mediave sociale që i dërguan asaj urime për shërim sa më të shpejtë pasi videoja u bë virale.
Një mike e saj madje ka hapur një llogari në GoFundeMe për të kërkuar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve të saj. /Reporteri.net

