Një djalë nga Kina u lëndua rëndë kur një paciente e sëmurë tentoi të vrasë veten duke u hedhur përmes një dritareje të një spitali.
Megjithatë personi që tentoi të vetëvritej, ra direkt mbi këtë djalosh, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Ai pësoi një frakturë kurrizore dhe u soll pa vetëdije brenda, ndërkohë që tërë skena e tmerrshme u regjistrua nga një kamerë sigurie.
Gruaja që vdiq në vendin e ngjarjes raportohej se ra në depresion kur iu dha lajmi se vuante nga kanceri në mushkëri. I riu në momentin kur u godit nga kjo fatkeqësi po priste në radhë për të vizituar një familjar të sëmurë që ndodhej në spital. /Reporteri.net