Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Indi.

Një viç i lindur me dy koka ka habitur fshatarët më Gangaikondan në jug të Indisë.

I porsalinduri, i cili përpiqet të ngrejë kokën, ka gjithashtu katër sy dhe dy gojë.

Reklamë

Pamjet në video tregojnë kalimtarët e habitur që vizitojnë viçin teksa ushqehet nga një shishe.

Aty shihet një grua me shishe duke ushqyer viçin, ndërsa një tjetër mban kokën lart që të mund të pijë qumështin.