E shkeli krokodilin duke menduar se ishte dru, 42-vjeçari përfundon në spital

Një burrë u kafshua nga një krokodil pasi ra në të duke besuar se ishte një dru.


 

Elston Lami Lami, 42 vjeçar, mbeti i lënduar pasi krokodili e kapi në ijë por ai iu shmang dëmtimit serioz. Lami kishte qenë duke gjuajtur në ujërat pranë Minjilang në ishullin Croker afër Darvinit, Australi, të shtunën.

Në fillim, zvarraniku qëndroi poshtë derisa ai papritmas u ngrit lart dhe fillimisht kafshoi këmbën e djathtë të tij.

Lama foli më pas nga spitali duke thënë: “Kur ai u ngrit, ai më rrëmbeu dhe unë e shikova në sy. Ai kishte ata lotët e krokodilit, sikur ‘ti je i imi, ti je dreka ime’.

“Unë e godita tre herë në hundë dhe ai më lëshoi. Por, u kthye dhe më sulmoi sërish. Kur ai më kapi, e kapa dhe unë dhe ja mbaja nofullën me dy duar por po dobësohesha, kështu që mendova se mënyra e vetme për të shpëtuar ishte ta godisja përsëri”.

Fatmirësisht, ai shpëtoi me dy kafshime por prapëseprapë i është dashur gjysmë ore të ecte me këmbën e plagosur deri tek makina.

Ai tani është në spital ku edhe po trajtohet para se të mund të shkojë në shtëpi.