Një grua indoneziane është rrahur 100 herë me kamxhik në provincën Aceh për tradhti bashkëshortore, ndërsa burri i përfshirë, që mohoi akuzat, mori vetëm 15 goditje.
Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.
Gjykatësit e gjetën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.
“Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, [gjyqtarët] nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor”, u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh.
Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza duke përfshirë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale, raporton Dailymail.
Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.