×
  • Extra
  • Extra

    E vrau të dashurin, e preu në copa, e dogji dhe u nis për të ngrënë hamburger!

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 17:17

    Një krim i tmerrshëm, si nga filmat horror, ka ndodhur në qendër të Vjenës. Agonia e familjes  së Jonas M. (32) zgjati 36 ditë. Më 24 shkurt, ai nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve që familjarët ia kishin lënë, ndërkohë që më 1 prill policia i njoftoi se djali i tyre u gjet i vdekur në Hungari.  


    Kufoma e tij e ndarë në pjesë u gjet nga dy djem që po kalonin me biçikletë pranë Budapestit. Pastaj filloi të zbulohej krimi i tmerrshëm. Tuniziani, i cili me origjinë ishte nga një familje e spikatur mjekësore ,u vra brutalisht nga partnerja e tij,  hungarezja Silvia P, 27 vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Siç merret vesh, ata kishin qenë në lidhje që nga vjeshta, dhe më 24 shkurt Silvia erdhi në apartamentin e Jonasit për mëngjes. Ata u grindën ashpër gjersa në fund, Silvia me thikë të kuzhinës e goditi për vdekje të dashurin e saj. Kur e kuptoi se e kishte vrarë atë, trupin e ndau në copa, e futi në valixhe dhe u nis për në Hungari në vendlindjen e saj.   

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2088416194570267&id=893432567401975

    Nënës së saj ia  pranoi krimin duke pretenduar se ajo ishte droguar dhe ishte dhunuar vazhdimisht nga i dashuri.  Në vend që të shkonin në polici, ata vendosën të heqin qafe kufomën. Nëna bleu 10 litra acid acetik, për të asgjësuar pjesën tjetër të kufomës. 

    Megjithatë, nuk ia arritën qëllimit pasi nuk kishin acid të mjaftueshëm, mbetjet e trupit ishin të paketuara në çanta dhe të hedhur në një kanal kullues pranë Budapestit.

    Më 2 mars, dy adoleshentë vunë re çantat nga të cilat dukej një dorë e njeriut. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata u përballën me një pamje të tmerrshme. Çantat përmbanin pjesët e copëtuara të trupi.

    Megjithatë, është pothuajse e pabesueshme që tatuazhi në dorën e viktimës  mbeti i paprekur, mbi bazën e të cilit u identifikua trupi.

     Silvia pranoi vrasjen. Të dy gratë u arrestuan dhe gjyqësori austriak kërkoi që hungarezët të gjykohen në Vjenë ku është kryer krimi./Reporteri.net

    <p>Jeziv zločin, kao iz nekog horor trilera odigrao se u centru Beča. Agonija porodice Jonasa M.(32) trajala je 36 dana.</p>

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!