Ukraina po përjeton ditët më të rënda në historinë e saj ku përveç humbjeve të jetëve edhe dëmet ekonomike janë shumë të larta, kështu duke e bërë edhe më të vështirë mbijetesën.

Katër mërgimtar kosovarë kanë vendosur që me mundësit e tyre t’i ndihmojnë ukrainasve duke i ofruar mjete për ndihmën e parë si dhe duke i furnizuar edhe me medikamente.

Ata për në Ukrainë i kanë nisur 3 kamion të mëdhenj.

Reklamë

“Po shkojmë të i ndihmojmë ata njerëz në Ukrainë. Do t’i dërgojmë ndihmat e para. Do t’i ndihmojmë atyre fëmijëve, se edhe na kemi pas luftë dhe e kemi përjetu e na më së miri i kuptojmë ata”, u shpreh njëri nga mërgimtarët.