×
  • Extra
  • Extra

    Edhe një rreth “brilant” i shtohet Kosovës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 16:16

    Edhe një rreth i është shtuar një prej komunave të Kosovës.


    Rrethi që në mënyrë ironike po konsiderohet “brilant” është vendosur në qytetin e Vitisë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Nga kjo Lëvizje kanë thënë se ky aktivitet, ka ardhur si pasoj e neglizhencës komunale tash e disa vite duke mos bërë zgjidhje për këtë udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin ndodhin edhe shumë aksidente, shkruan Reporteri.

    VV shpreson se pas këtij aktiviteti kryetari do të merr hapat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike për të mos çuar edhe në më shumë aksidente.

    Njoftimi i plotë:

    “Rreth rrotullimi brilliant, për komunën me qeverisjen brilliante”

    Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Viti, sot ka bërë vendosjen e gomave, në udhëkqyrin tek rruga e Pozheranit, duke formuar rreth rrotullimin më të veçantë në Republikën e Kosovës!

    Ky aktivitet, ka ardhur si pasoj e neglizhencës komunale tash e disa vite duke mos bërë zgjidhje për këtë udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin si komunë kemi aksidente me numër mjaft të ngritur.

    Mbesim me shpresë, se pas këtij aktiviteti simbolik, kryetari do të merr hapat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike, duke u lutur që deri atëherë mos të vij dita që të kemi larg qoftë ndonji aksident me fatalitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!