Një pjesë e hemisferës jugore dëshmoi mbrëmjen e djeshme (2 tetor) një eklips unazor. Spektakli u pa me gjithë shkëlqimin e tij nga argjentinasit kryesisht.

Rreth 175,000 njerëz jetojnë në rrugën e unazës së eklipsit.

Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen pikërisht kështu. Hëna hedh një hije që mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht dritën e diellit. Gjatë një eklipsi unazor, hëna errëson gjithçka, përveç një copëze dielli në formë unaze. Kjo për shkak se Hëna është në një pikë në orbitën e saj që është më larg nga Toka.

Reklamë

Nëse nuk e kuptove ende s`i duket konkretisht, ja shiko pamjet me video.