Instituti i Anatomisë Njerëzore ka zbërthyer dallimet kryesore midis alkoolit dhe kanabisit. Alkooli dhe kanabisi janë ndër substancat më të përdorura në botë, por njëra prej tyre mund të jetë shumë më e dëmshme për ju në afatgjatë.

Instituti i Anatomisë Njerëzore (IOHA) ka bërë një analizë të dallimeve kryesore duke përdorur kufoma të vërteta njerëzore për të treguar se si këto substanca udhëtojnë përmes organeve tuaja dhe si e ndryshojnë kiminë e trurit.

Kur pini një gotë, alkooli përhapet shpejt në të gjithë trupin tuaj sepse tretet lehtësisht në ujë dhe kalon shpejt membranat qelizore. THC-ja, përbërësi psikoaktiv te kanabisi, sillet ndryshe sepse tretet në yndyrë, gjë që e lejhon atë të grumbullohet në indet dhjamore siç është truri dhe të qëndrojë në organizëm për një kohë shumë më të gjatë, përcjell Reporteri.net.

Reklamë

Një video e fundit e postuar në kanalin e IOHA-s në YouTube shpjegon se pirja e kanabisit e dërgon THC-në në qarkullimin e gjakut brenda pak minutash, ndërsa produktet që gëlltiten (si ushqimet me kanabis/sheqerka) kalojnë fillimisht përmes mëlçisë, duke e bërë efektin e tyre më intensiv dhe më afatgjatë. Alkooli, ndërkohë, ndjek një “rrugë përthithjeje relativisht të parashikueshme” përmes stomakut dhe zorrës së hollë.

 

Alkooli shkatërron organet, ndërsa THC-ja ndryshon funksionin e trurit

“Te alkooli, efektet priren të shfaqen si dëmtime direkte progresive (graduale) të organeve me kalimin e kohës,” shpjegoi Jonathan Bennion, drejtor i edukimit në IOHA.

Reklamë

“Alkooli ngadalëson aktivitetin e trurit dhe me kalimin e kohës ka më shumë gjasa të shkaktojë dëme direkte progresive në organe, veçanërisht në mëlçi, si dhe ka një lidhje të qartë me rrezikun e kancerit”.

“THC-ja, nga ana tjetër, ndryshon mënyrën se si përpunohen sinjalet në tru dhe tenton të ketë efekte që janë më shumë funksionale sesa strukturore”.

Humbjet e kujtesës nga alkooli  janë më të rrezikshme se mjegullimi i trurit nga kanabisi

Një nga rreziqet e alkoolit është se me rritjen e dozave, truri mund të humbasë plotësisht aftësinë për të krijuar kujtime të reja.

Reklamë

“Kjo është ajo që çon në humbje të kujtesës, ku një person mund të jetë zgjuar, duke folur e komunikuar, por më vonë nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur”, thotë Bennion.

“THC-ja nuk e bllokon krijimin e kujtesës në të njëjtën mënyrë, por ajo ndryshon ose ndërhyn në mënyrën se si përpunohet dhe organizohet informacioni. Alkooli mund të shtypë formimin e kujtesës, ndërsa THC-ja tenton të deformojë përpunimin njohës (kognitiv)”.

Dallimi midis rrezikut të kancerit nga alkooli dhe efekteve afatgjata të kanabisit

Reklamë

Pasi alkooli klasifikohet si kancerogjen, disektori kryesor (eksperti i autopsisë) shpjegon se ‘organizatat si Organizata Botërore e Shëndetësisë theksojnë se nuk ka asnjë nivel konsumi të alkoolit që të jetë plotësisht pa rrezik kur bëhet fjalë për shëndetin afatgjatë, dhe se edhe konsumi i moderuar mund të kontribuojë në rrezikun e kancerit me kalimin e kohës’.

“Kur bëhet fjalë për vetë THC-në, veçanërisht në format që nuk pihen si duhan (si ushqimet), aktualisht nuk ka prova të forta që tregojnë se ajo shkakton drejtpërdrejt kancer në nivele tipike të përdorimit”, shton Bennion.

“Alkooli ka një lidhje të vërtetuar mirë dhe të varur nga doza me rrezikun e kancerit. Ndërsa lidhja e THC-së me kancerin është më pak e qartë dhe varet më shumë nga mënyra se si përdoret”.

Sipas IOHA-s, alkooli shkakton më shumë dëmtime fizike të drejtpërdrejta në përgjithësi, ndërsa THC-ja kryesisht ndryshon funksionin e trurit dhe njohjen (kognicionin), veçanërisht me përdorim të rëndë.

Reklamë

Efektet anësore të alkoolit

-Rënie e gjykimit dhe e kontrollit të impulseve

-Çrregullim i kujtesës dhe humbje të saj (blackouts)

-Koordinim dhe ekuilibër i dobët

-Frenim i frymëmarrjes dhe i rrahjeve të zemrës në doza të larta

-Rrezik nga helmimi prej alkoolit

-Ulje e tensionit të gjakut për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut

-Rritje e oreksit nga ulja e vetëpërmbajtjes

 

Efektet anësore të kanabisit / THC-së

-Ankth dhe paranojë te disa përdorues

-Mjegullim i trurit dhe përpunim i deformuar kognitiv (njohës)

-Vështirësi në përqendrim dhe në ndjekjen e bisedave

-Harresë dhe humbje e fillit të mendimit

-Rritje e rrahjeve të zemrës

-Sytë e kuq nga zgjerimi i enëve të gjakut

-Tharje goje e shkaktuar nga pakësimi i prodhimit të pështymës

-Rritje e urisë (ajo që njihet si “munchies”)

-Efekte afatgjata në kujtesë, vëmendje dhe nxënie (të mësuar).