×
  • Extra
  • Extra

    Ekspertët sugjerojnë të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’i ikur coronavirusit

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 9:18

    Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferueshme të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga coronavirusi.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ka qenë këshilla që në fazat e hershme të këtij virusi, dhe një studim i ri thotë se larja e duarve deri 10 herë në ditë e bënë më të vështirë infektimin nga coronavirusi.

    Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.

    Kështu u zbulua se 1,663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.

    Coronaviruset janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!