×
  • Extra
  • Extra

    Ekspertët tregojnë metodën e re që po përdorin hajdutët për të hyrë nëpër shtëpi

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 8:37

    Bravëndreqësit po u bëjnë thirrje pronarëve të shtëpive që të marrin më shumë masa paraprake pasi hajdutët po përdorin metodën e djegies së dyerve për të hyrë në shtëpi.

    The Sun, shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar se kriminelët kanë përdorur nxehtësinë për të shpërthyer dyert dhe për të këputur bravat, në mënyrë që të hyjnë në shtëpi dhe për të vjedhur.

    Bravëndreqësit kanë paralajmëruar se trendi është në rritje, pasi një klienti të tyre në Mançester iu thye shtëpia.

    Sipas mediave hajdutët përdorin metodën e djegies për dëmtuar bravat e më pas futen në shtëpi, ku dhe kryejnë ‘misionin’ e tyre’.

    Drejtoresha e kompanisë Elizabeth Johns u ka kërkuar pronarëve të shtëpive që të vendosin në dyer e shtëpive brava rezistente në mënryë që hajdutët mos t’i dëmtojnë, duke bërë në këtë mënyrë që të shmangin vjedhjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!