×
  • Extra
  • Extra

    Ekspertët zbulojnë një tjetër simptomë që mund të jetë e Covid dhe ka lidhje me gishtat e këmbëve

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:52

    Gishtat e këmbëve të ënjtura dhe me ngjyrë të purpurt mund të jetë një tjetër simptomë e Covid që zgjat me disa muaj.


    Këtë kanë zbuluar së fundmi ekspertët amerikanë të cilët thonë se ata me Covid mund të përballen me këtë simptomë që nuk është e rrezikshme por mund të paralajmërojë edhe ‘majën e ajsbergut’. Me këtë ekspertët nënkuptojnë një inflamacion të mundshëm që mund të krijohet në këmbë, brenda një javë deri në katër që nga marrja e virusit.

    Disa nga pacientët amerikanë patën këtë simptomë, të cilat u zhdukën pas disa javësh, pork a patur dhe raste që ka zgjatur për më shumë se 150 ditë.

    Ekspertët zbuluan se rreth një në 6 persona me Covid e përjetojnë këtë simptomë.

    Doktor Esther Freemanflet për rastin: Duket se ekziston një nën-grup i caktuar pacientësh që, kur infektohen me Covid, ata zhvillojnë inflamacion në gishtat e këmbëve, e cila i bën ato të kuqe dhe të fryra, dhe pastaj në ngjyrë të purpurt/ vjollcë. Në shumicën e rasteve zhduket vetvetiu. Pork a raste që kërkon shumë kohë që gishtat të kthehen në normalitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!