Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pasi ndryshoi emrin në platformën e tij të rrjeteve sociale X në “Kekius Maximus”.

Manjati i teknologjisë – dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump  nuk ofroi asnjë shpjegim të menjëhershëm për emrin ose imazhin e tij të ri të profilit që përshkruan personazhin Pepe Frog – një meme që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.

Kjo lëvizje e Muska ka bërë që vlera e valutës memecoin – valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet  që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.

Reklamë

Në të kaluarën, Musk ka ndikuar në çmimet e kriptove me komentet e tij në mediat sociale, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai kishte ndonjë përfshirje në këtë memecoin të veçantë.