×
  • Extra
  • Extra

    “Eminem” garon në Lojërat Olimpike 2024, atleti bëhet viral, shkak ngjashmëria e frikshme me reperin e njohur

    Reporteri
    03 Gusht 2024 | 22:23

    Harkëtari italian Mauro Nespoli është bërë viral në rrjetet sociale gjatë Lojërave Olimpike në Paris.

    Pas daljes së 36-vjeçarit në lojë, pamjet e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

    Fansat e Lojërave Olimpike shkruan se Mauro u kujtonte shumë reperin e njohur amerikan Eminem.

    “Eminemi nga Italia”, ishte fraza me të cilën shumë fansa bën shaka me postimet e tyre në platformën X.

    Nespoli ka fituar medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore në Tokio 2020 dhe ka qenë anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Verore 2008.

    Nespoli dhe ekipi i tij humbën nga Franca në ndeshjen e së hënës në Paris. Ai do të garojë përsëri kundër Kanadasë të dielën, më 4 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!