×
  • Extra
  • Extra

    Emocionuese: Çifti nga Prishtina bëhen me fëmijë pas 20 vitesh martesë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 14:53

    Priti plot 20 vjet që të shijojë një moment si ky. Sofije Janoves dhe bashkëshortit të saj, Arsimit, u buzëqeshi fati duke i bekuar me një fëmijë, i cili sot është 14 vjeç. Dikur, një moment si ky ishte vetëm një ëndërr.


    57-vjeçja e gëzon sot epitetin e nënës, pas shumë përpjekjeve. Derisa ishte në fazën e terapive, ajo dhe bashkëshorti ishin përballur me sfida.

    Zonjës Sofije i kishte vdekur nëna, ndërsa bashkëshortit të saj, babai.

    Marrja e terapive jashtë vendit, ia pamundësoi atyre të jenë të pranishëm në varrimet e prindërve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!