×
  • Extra
  • Extra

    Është zbuluar metoda, që mund të rikthejë shikimin e humbur si pasojë e sulmit në zemër

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 12:54

    Shumë njerëz, që përjetojnë sulm në zemër si rezultat mund të humbin apo pësojnë dobësim të shikimit. Hulumtimet e reja kanë për qëllim zbulimin e mekanizmave, të cilët luajnë rol në këtë dëmtim.

    Hulumtimet e bëra më herët kanë treguar se 60% e njerëzve të cilët kanë përjetuar një sulm në zemër kanë pësuar dëmtim të shikimit.

    Sulmi në zemër mund të ndikojë në shumë pjesë të trurit. Kur e prekë korteksin e trurit, e cila është një pjesë përgjegjëse për shikim shkaktohet një zvogëlim i sasisë së oksigjenit në gjak me ç’rast dëmtohet funksioni në mes të qelizave të retinës dhe asaj pjese të trurit.

    Gjithsesi, studimi i ri i publikuar në revisten Proceedings of the Royal Society, ka zbuluar informacione të reja rreth dëmtimit të mekanizmave përgjegjës për shikim. Në këtë studim morën pjesë 15 pjesëmarrës, të cilët kishin pësuar dëmtime si shkak i sulmeve në zemër. Ata iu nënshtuan disa testeve dhe skanimeve për të monitoruar aktivitetin e trurit dhe qelizave retinale.

    Këto hulmtime sugjerojnë një trajtim, e cili përfshinë teste të fushës së të pamurit dhe një egzaminim të syrit që do të identifikojë faktorët, që ndikojnë në dobësimin e funksionit të qelizave retinale. Ky studim siguron informacione mbi procesin e detajuar të të gjithë faktorëve, që ndikojnë në dëmtimin e të pamurit pas një sulmi ne zemër. Duke i përdorur këto informacione, shkencëtarët mund të krijojnë terapi të reja për të rikthyer të pamurit tek pacientët që tanimë kanë humbur shikimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!