×
  • Extra
  • Extra

    Fakt interesant nga Gjakova, në muajin maj lindën 75 djem e 75 vajza

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 23:48
    foto ilustrim

    Gjatë muajit maj në Gjakovë kanë lindur 150 foshnjë, 75 djem e 75 vajza. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë.


    Gjithashtu, sipas raportit të publikuar nga Spitali i Gjakovës thuhet se gjatë muajit maj kanë qenë 46 lindje me prerje cezariane.

    “Gjatë këtij muaji kanë qenë 150 lindje, prej tyre 75 djem e 75 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 46”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Express.

    Ndërkaq, gjatë muajit Maj, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 770 pacientë (67 në Kirurgji, 26 në Ortopedi, 29 në Urologji, 10 në ORL, 246 në Gjinekologji, 152 në Neonatologji, 29 në Pediatri, 67 në Interno, 7 në Infektiv, 30 në Neurologji, 7 në Psikiatri, 28 në Pulmologji, 1 në Dermë, 12 në Kujdes intenziv dhe 59 në Njësinë Koronare).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!