×
  • Extra
  • Extra

    Fati i keq i këtij njeriu me pengesën në rrugë mund të jetë metafora e përsosur për Brexit (Video)

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 15:08

    Një njeri u vu në qendër të vemendjes pas një aksidenti qesharak që kishte përjetuar.


    Në vendkalim për këmbësorë, ai u përpoq ta kalonte rrugën përmes barrierës që ishte vendosur për të ndarë shiritat e kundërta. Edhe pse u përpoq ta bënte këtë me maturi, kjo solli efekt të kundërt, sepse ai kaloi mbi të një pengesë të gjatë disa metra, transmeton Reporteri.net

    Megjithatë, ai nuk është i vetmi që e bëri këtë veprim. Në fund të pamjeve të kapura nga kamerat e vëzhgimit, një i ri bëri të njëjtën gjë, por prishja e gardhit nuk ishte rastësi.

    Në lidhje me këtë video e cila është bërë virale në mediat sociale janë bërë shaka të shumta, njëra prej tyre madje aludon se këto pamje e përshkruajnë më së miri procesin e Brexit.

    “Përshëndetje përsëri, jemi duke u siguruar se keni arritur t’i mbijetoni asaj që dukej si java më e gjatë e Brexit deri më tani. Deri më tani, gjithçka që dimë është se Theresa May po vazhdon akoma në lidhje me marrëveshjen e saj të Brexit, dhe deputetët janë kaq të hutuar saqë votuan kundër vetes, ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po zemërohen”, është një nga përshkrimet që u bëhet këtyre pamjeve. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!