×
  • Extra
  • Extra

    FBI publikon dokumente për krijesën misterioze që besohet se ka ekzistuar

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 12:29

    Është një thesar midis thesareve më të mëdha në botë. Përmban dokumente të vlefshme konfidenciale. Bëhet fjalë për bibliotekën e FBI-së, të cilën mund ta gjeni edhe në internet dhe që përmban dokumente për njerëz të ndryshëm, yje, politikanë, muzikantë ose për ndonjë personalitet tjetër të shquar. Në detin e të gjitha këtyre dokumenteve dhe informatave që FBI mblodhi, mund të zhyteni me orë të tëra dhe të gjeni gjithçka, transmeton Reporteri.net.


    Këto dokumente bëhen publike zakonisht pas vdekjes së atij personi ose pasi kalojnë disa vite. Aty ndodhet edhe një figurë mistike e quajtur Bigfoot. Siç shkruajnë mediat e huaja, vendi i tij midis personaliteteve të famshme është veçanërisht i vlefshëm sepse duket se ky pozicion konfirmon se Bigfoot është tashmë i vdekur dhe sipas të gjitha gjasave ka ekzistuar vërtetë.

    https://www.youtube.com/watch?v=c46-fKEeMng

    Ky qenie mitike njihet me emrin Bigfoot, ose siç e quajnë disa Sasquatch. Është gjithashtu një krijesë që pretendohet se endet nëpër pyjet e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, veçanërisht rreth Liqeneve të Mëdha, Oqeanit Paqësor, Maleve Shkëmbore dhe veriperëndim dhe jug të Shteteve të Bashkuara. Për shekuj me radhë, njerëzit betohen ta kenë parë këtë krijesë gjysmë njeri, gjysmë majmun. Këto pretendime janë marrë aq seriozisht saqë në kërkimin e tij është përfshirë edhe qeveria.

    Dosja e tij zyrtare  përfshinë kryesisht korrespodencës midis Departamentit të Shërbimeve Shkencore dhe Teknike dhe FBI-së nga viti 1976 deri më 1977.

    Në njërën prej këtyre dokumenteve, drejtori i BIC, Peter C. Byrne i kërkon FBI-së t’i informojë ata nëse kanë analizuar qimet e gjetura që dyshohet se i përkisnin asaj krijese. Ata gjithashtu theksojnë se “hulumtimet e tyre janë serioze dhe se si analiza e këtij materiali nuk do ta lidhë FBI-në me ta apo do të konfirmojë mundësinë e ekzistencës së asaj qenie”.

    Në një letër përgjigjeje që ata morën, FBI shkroi se “laboratorët e tyre kryesisht kryejnë hetime për autoritetet gjyqësore në lidhje me hetimet penale”. Pas disa mbulimeve mediatike, duke përfshirë ato të New York Times dhe Washington Star-News, të cilët po shkruanin për këtë krijesë, ata ranë dakord të bënin një analizë.

    Pas disa muajsh, FBI doli me rezultatet e analizës së tyre. Ata konkluduan se krijesa e quajtur Bigfoot është vetëm një mashtrim. 

    Kjo analizë megjithatë nuk është një shenjë se rasti është i mbyllur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!