×
  • Extra
  • Extra

    Fëmijët ia zënë derën e shtëpisë së Haradinajt për “Halloween”, tregohen më të “butë” se me autobusët

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 12:28

    Dje në mbrëmje familja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, u befasua teksa disa fëmijë u paraqitën në derën e shtëpisë së tyre.Fëmijët, siç e do tradita për festën e Halloween-it, kërkonin çokollata dhe bonbone për t’iu dhënë.


    Imazhet nga ky moment i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale, bashkëshortja e Ramushit, Anita, me mbishkrimin “trick or treat”.

    “Trick or treat”, apo mashtrimi ose trajtimi është një zakon ritual i festës së Halloween për fëmijë dhe të rritur në shumë vende. Fëmijët me kostume shkojnë nga shtëpia në shtëpi, duke kërkuar trajtime me shprehjen “mashtrim ose trajtim”.

    “Trajtimi” është zakonisht një formë e karamele, megjithëse në disa kultura përdoren dhe paratë. Ndërsa “Mashtrimi” i referohet një kërcënimi, zakonisht boshe, të kryejë keqbërje mbi pronarët e shtëpive ose pronën e tyre nëse nuk jepet trajtim.

    Në familjen Haradinaj u festa Halloween-it. I vogëli i shtëpisë Trimi kishte veshur një kostum të lugatit, ndërsa në duar edhe ai mbante shportën që mbushet me çokollatat dhe bonbonet e “trick or treat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!