×
  • Extra
  • Extra

    Filloi punën si pastrues në bankë, përfundoi si president i saj

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 12:23

    Një rrëfimin emocionues për një njeri që nga varfëria e skajshme, arriti majat e shoqërisë.


    Sidney Weinberg ka lindur si një nga njëmbëdhjetë fëmijët e një shitësi hebre të alkoolit, në një familje me të ardhura mesatare, por jo të pasur. Në arsimin e tij, Weinberg nuk shkoi më tej se shkolla e mesme, të cilën ai e la para se ta përfundonte.

    Kur ishte i punësuar në Bankën “Goldman Sachs”, për vetëm tre dollarë në javë, detyrat e tij ishtin të pastronte kapelat dhe këpucët e punonjësve. Nipit të themeluesit të kompanisë, Paul Saxe, i pëlqente  shumë Weinberg, kështu që ai e mori  për të punuar në departamentin postar, të cilin ai e riorganizoi tërësisht. Prandaj Sachs e dërgoi atë në Kolegjin e Biznesit të Bruklinit, pas së cilës ai u bë një ndërmjetës – “Goldman Sachs” i bleu një karrige në bursën e Nju Jorkut, transmeton Reporteri.net

    Related image

    Ai e dëshmoi veten aq mirë saqë në vitin 1927 u promovua si partner në këtë bankë duke ndihmuar Vodvile Keating për të menaxhuar fondin e investimeve. Eprori i tij e shkatërroi plotësisht këtë departament, duke ulur vlerën e departamentit nga 500 milionë dollarë në vetëm dhjetë.

    Pastaj Weinberg mori përsipër udhëheqjen, në vitin 1930, ai u bë partner dhe u ul në krye të firmës, duke e shpëtuar atë nga falimentimi. Ai qëndroi në karrigen presidenciale deri në vdekjen e tij, në vitin 1969.

    Ky njeri jetoi tërësisht atë që njihet si “ëndrra amerikane”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!