×
  • Extra
  • Extra

    Fitoi 71 milionë funta, tani po kërkon grua: E di se jam budalla, por paratë do të më ndryshojnë

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:49

    Fituesi i lotarisë EuroMilions, Ade Goodchild i cili fitoi së fundi 71 milion funta, ka njoftuar se tani është në kërkim të dashurisë. 


    Ade pas fatit të madh që i buzëqeshi në lidhje me paratë, e la punën në fabrikë dhe me paratë e fituara planifikon të udhëtojë nëpër botë, natyrisht me një grua në krahë, transmeton Reporteri.net

    Megjithatë, ai thotë se është i vetëdijshëm se mund të bie në duar të gabuara, pasi kuleta e tij paparitur është bërë atraktive brenda natës.

    Ade shtoi se është i vetëdijshëm që është budalla por shpreson se paratë do ta ndryshojnë.

    “Nuk jam ndonjë nga ata fituesit që thonë se paraja nuk do t’i ndryshojë. Natyrisht se do ta bëj, mezi po pres! Nuk ka më punë me ndërrime për mua. Dëshiroj të udhëtoj, t’ia gjej vetes një shtëpi të bukur, të marr pjesë në ngjarje sportive dhe të provoj gjëra të reja”, është shprehur ai./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!