×
  • Extra
  • Extra

    Flet ‘Gani Gërmia’: Ja si u festua sot 1 Maji në Prishtinë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 20:35

    “Gani Gërmia” ishte bërë hit në internet më 1 maj të vitit të shkuar.


    Një vit pas, ky personazh kthehet në Gërmi për të sjellë për lexuesit e Reporteri.net atmosferën dhe festen e 1 Majit që ka mbretëruar në parkun më të madh të Prishtinës.

    Situata komike dhe të qeshura pa fund do t’ju sjellë sërish përmes videos së mëposhtme, një prej figurave më virale të kohëve të fundit, Visar Dermaku.

    Patjetër se e keni parë dhe keni dëgjuar për personazhet që ka sjellë ai në publik – Gani Gërminë sa ishte pjesë e emisionit “Krejt n’RRS” dhe Brudan tek “Maskarenjtë”.

    Videot e tij u shpërndanë me të madhe në internet, duke thyer suksese virale.

    E tash është koha të mos i humbisni personazhet e reja që sjellin ai dhe bashkëpunëtori i tij Lindi Mahmuti, në këtë projekt të përbashkët të tyre me Gazetën Online “Reporteri.net”.

    Natyrisht se nuk mungon as “Gani Gërmia”, “kryetari i Gërmisë”.

    Shijojeni!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!