×
  • Extra
  • Extra

    Florida, kapet pitoni 5 metra i gjatë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:27

    Ai është pesë metra i gjatë, peshon rreth 63 kilogramë dhe kishte 73 vezë në trupin e tij. Është një piton për rekord, femër, e marrë nga katër studiues në Parkun Kombëtar të Everglades, Florida.


    Zvarraniku u hoq nga rezervati, një sipërfaqe prej pothuajse tre mijë kilometrash katrorë, iu bë një foto dhe u botua në “Facebook”, duke treguar madhësinë imponuese të kafshës.

    Ky lloj i gjarprit është i zakonshëm në Everglades, por zakonisht shumica e mostrave nuk i kalojnë tre metra gjatësi.

    Sipas Komisionit të Ruajtjes së Peshkut dhe Shpendëve të Floridës, të marrë nga CNN, mostra më e madhe e zbuluar ndonjëherë në botë ishte 5.5 metra e gjatë dhe peshonte rreth 45 kilogramë. Kjo definitivisht e ka kapërcyer rekordin.

    Zbulimi i pitonit gjigand ishte i mundur në sajë të teknologjive të reja të kapjes së përdorur nga Rangers: duke përdorur një piton mashkull, të pajisur me radio transmetues, studiuesit ishin në gjendje të identifikojnë femrat në fazën riprodhuese. Ekipi, jo vetëm që hoqi gjarprin e rrezikshëm, por grumbulloi të dhëna për hulumtime mbi zakonet e këtyre zvarranikëve dhe sjelljen e tyre brenda rezervës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!