Fobia është një frikë irracionale për diçka, e cila nuk ka shumë gjasa që t’ju dëmtojë. Termi rrjedh nga greqishtja ku “phobos” do të thotë frikë ose tmerr. Fobitë janë të ndryshme dhe po ashtu edhe shqetësimet që shkaktojnë variojnë në persona të ndryshëm.
Fobitë më të zakonshme ndahen në pesë kategori:
Fobitë më të zakonshme janë:
– akrofobia, frika nga lartësitë
– aerofobia, frika nga fluturimi
– araknofobia, frika nga merimangat
– astrafobia, frika nga bubullimat dhe vetëtimat
– autofobia, frika nga të qenit vetëm
– klaustrofobia, frika nga hapësirat e mbyllura ose të mbushura me shumë njerëz
– hemofobia, frika nga gjaku
– hidrofobia, frika nga uji
– ofidiofobia, frika nga gjarpërinjtë
– zoofobia, frika nga kafshët
Fobitë më të rralla janë:
– alektorofobia, frika nga pulat
– onomatofobia, frika nga emrat
– pogonofobia, frika nga mjekra
– nefofobia, frikë nga retë
– kriofobia, frika nga akulli ose i ftohti /Reporteri.net/