×
  • Extra
  • Extra

    Formula matematikore zbulon: Si ta parkoni veturën në mënyrë të përsosur me një lëvizje

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 21:11

    Edhe pse jo të gjitha testet e drejtimit kërkojnë aftësi paralele parkimi, zakonisht këtë e kërkon jeta. Megjithatë, matematika u kujdes edhe për këtë problem!


    Ja se si të parkoni veturën tuaj pa asnjë gërvishtje…

    Parkimi paralel pa dyshim që shkakton telashet më të mëdha për shoferët. Për të gjithë ata që nuk mund ta imagjinojnë veten pa veturë, ndërsa përpiqen ta shtyjnë veturën në një hapësirë tepër të vogël, shkencëtarët kanë zbuluar një formulë matematikore që do të zgjidhë problemin e tyre, transmeton Telegrafi.

    Ekuacioni u krijua nga Simon R. Blackburn, matematikan nga Universiteti i Londrës.

    Ai gjithashtu përdori teoremën e Pitagorës përmes variablave (rrezja e një rrethi rrotullimi të një makine, distanca midis rrotave të përparme dhe të pasme, distanca nga qendra e rrotës së përparme nga pjesa e përparme e makinës dhe gjerësia midis makinave tashmë të parkuara) për të imagjinuar atë që ai e quan manovër “parkimi i përsosur”, falë së cilës makinat zënë hapësirën e zbrazët me një lëvizje.

    Nëse përfshini vlerat specifike për situatën tuaj në formulë, ajo do t’ju tregojë se sa duhet të jetë hapësira e parkimit në mënyrë që të parkoni veturën tuaj të adhuruar në mënyrë të përsosur.

    Siç mund të supozoni me siguri, nuk ka gjasa që nga ju të pritet ta nxirrni një metër nga xhepi juaj dhe ta matni distancën.

    Prandaj ne po ju përkthejmë formulën matematikore në 4 hapa të thjeshtë:

    1. Qëndroni pranë makinës para vendit që dëshironi të zini dhe rreshtoni gomat tuaja të pasme me parakolpin e asaj veture.

    2. Ktheni rrotat drejt skajit aq sa lejon timoni.

    3. Kthehuni mbrapsht derisa qendra e gomës së pasme të brendshme të jetë në një linjë me skajin anësor të trotuarit. Drejtoni rrotat dhe vazhdoni të ktheheni mbrapsht.

    4. Kur goma juaj të jetë e barazuar me të njëjtin skaj, kthejeni timonin drejt rrugës dhe vazhdoni të lëvizni mbrapsht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!