×
  • Extra
  • Extra

    Foto e rrallë: Kjo ishte feministja e parë shqiptare

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 13:10

    Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me familjen e tij.


    Ndoc Çoba ka qenë veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave dhe kryetar i bashkisë së Shkodrës. Ai ishte arrestuar nga regjimi komunist dhe kishte vdekur në burg pas torturave, shkruan Gazeta Shqip.

    Bashkëshortja e tij Marie Çoba, ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.

    Me pseudonime të ndryshme, botonte artikuj që mbulonin çështjet e grave. Është e njohur për ndihmesën në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si dhe emancipimin e femrës shqiptare.

    “Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjëtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!