×
  • Extra
  • Extra

    Foto që s’e keni parë: Presidenti Thaçi me pushkë si 16 vjeçar

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 12:14

    Në këto fotografi, presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi shihet në një moshë të re në shtëpinë e tij dhe i armatosur.

    Në librin autobiografik të tij, të titulluar “New State, Modern Stateman”, përveç tjerash, janë publikuar edhe fotografi të rralla të Thaçit në moshën 16-vjeçare ku ai shihet i armatosur.

    Në përshkrim thuhet, se shumica e fotografive të famijes së Hashim Thaçit, janë djegur bashkë me shtëpinë e tyre gjatë luftës në Kosovë.

    Një ndër fotografitë e cila ka mbetur nga rinia e Thaçit është edhe kjo, ku ai shihet duke mbajtur një armë në dorë në shtëpinë e tij në Burojë, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri kombëtar, dhe portretet e figurava si Skenderbeu, Shota dhe Azem Galica, Ismail Qemaili e Isa Boletini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!