×
  • Extra
  • Extra

    Fotografia e vitit 1944 që po bën bujë në internet, dy ushtarë shqiptarë duke u puthur

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 17:46

    Një foto e vitit 1944, në të cilën shihen dy partizan shqiptar duke u puthur është publikuar në Facebook. Për ata që dyshojnë në vërtetësinë e saj, fotoja është publikuar së pari nga historiani shqiptar Kastriot Dervishi.


    Ai gjithashtu posedon edhe një foto tjetër të qiftit. Të dyja këto fotografi janë markuar me një kryq, sepse nuk janë aprovuar prej partisë komuniste dhe ishin fshehur, por disa prej negativëve kishin arritur të shpëtojnë.

    Kastriot Dervishi nuk është vetëm historian, por ishte edhe drejtor i Arkivave të Ministrisë së Brendshme. Ai ka zbuluar dhe ka publikuar një numër të dokumenteve që ndërlidhen me homoseksualitetin përgjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri (letra zyrtare, dëshmi etj).

    Ai ka publikuar edhe dokumente që tregojnë për tendencat homoseksuale të Enver Hoxhës. Në përgjithësi, ai është një nga të paktët që ka studiuar fenomenin e homoseksualitetit në shoqërinë shqiptare, sidomos gjatë periudhës komuniste. /TheBallkans/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!