Në rrjetet sociale është shpërndarë me të madhe një fotografi kolazh, ku liderët botërorë shfaqen si fëmijë.


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, presidenti aktual Donald Trump, ish-presidenti Barack Obama, lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, janë ata që janë edituar me një program për t’u dukur si të mitur, shkruan Reporteri.net.

Mediumi ‘The Hook’ ka publikuar fotografinë në faqen e saj zyrtare të Facebook-ut, ku edhe ka pasur reagime të shumta.

Reklamë

Komentuesit ishin mjaft kreativë duke i përshkruar politikanët se si duken.

Kujtojmë se pak muaj më parë ishin bërë shumë aktuale editimet e politikanëve se si do të dukeshin ata kur të plaken.

/Reporteri.net